Kosova

Kandidati për deputet i LDK’së : Të shpallen zgjedhjet në të gjitha degët

Kandidati i LDK-së nga Peja Shkumbin Gashi, ka bërë një vlerësim të përgjithshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt dhe në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, LDK është radhitur si parti e tretë.

Ai ka vlerësuar zgjedhjet për mënyrën se si janë organizuar, ndërkohë që ka kërkuar që në të gjitha  degët e LDK-së të shpallen zgjedhjet e reja.

Postimi i plotë i Shkumbin Gashit:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju që me votë të lirë, dëshmuat edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar institucione që organizojnë zgjedhje të lira dhe me standarde ndërkombëtare, shembull për rajonin e më gjerë.

Me ketë rast, falënderoj të gjithë qytetarët për pjekurinë dhe korrektësinë e treguar në procesin zgjedhor. Në veçanti, mirënjohje të pafundme për të gjithë mbështetësit, votuesit dhe aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që me angazhimin e tyre të pashembullt mundësuan një fushatë të jashtëzakonshme. Falënderim i veçantë për secilin nga 3804 votuesit e Komunës së Pejës të cilët më besuan dhe me votë me obliguan të vazhdojmë tutje së bashku në sfida të reja.

Për fund, në emër timin personal kërkoj që në të gjitha degët e LDK-së të shpallën zgjedhjet e reja dhe nga ky proces të del Lidhja më e fortë.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, ju që me votë të lirë, dëshmuat edhe një herë se vendi ynë ka ndërtuar…

Posted by Shkumbin Gashi on E martë, 16 Shkurt 2021