Kosova

Kandidati i Sami Lushtakut mbetet pa ulëse në Kuvend nëse Nisma-AKR kalojnë pragun

Hyrja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR-në në bazë të vendimit të PZAP-së do të sillte ndryshime në përbërjen e re të legjislaturës së parlamentit.

Kësisoj, VV-së i largohen tre deputetë, LDK-së një, PDK-së një, si dhe koalicionit AAK-PSD një deputet.

Në këtë formë, duke u bazuar në rezultatet e nxjerra nga KQZ, nga Vetëvendosje pa ulëse mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija.

Nga LDK, ulësen e humb Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Veriu.info mëson se nga PDK, ulësen e humbi Fadil Nura, i cili nuk ka qenë deputet në mandatet e mëhershme. Ai konsiderohet se njëri ndër personat më të afërt me Sami Lushtakun.

E nga koalicioni AAK-PSD, jashtë mbetet e Natyra Kuçi nga partia e Shpend Ahmetit, që do të thotë se kjo parti s’do të ketë asnjë përfaqësues në legjislaturën e re.

Ndërkaq, nuk pritet të ketë ndryshime nga përbërja e partive tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.