Bota

Kandidatët demokratë për president, debat pa audiencë

Dy kandidatët e fundit demokratë për president të Shteteve të Bashkuara-ish-zv.presidenti Joe Biden dhe senatori i Vermontit, Bernie Sanders debatojnë natën e kësaj të diele, në një kohe që bota po përjeton një nga epidemitë më të diskutuara, koronavirusi.

Ata do të ulen në një studio televizive në Uashington, ku nuk do të ketë asnjë person të pranishëm në audiencë. Për mbi 2 orë, dy politikanët veteranë do të shkëmbejnë mendimet e tyre, e ka gjasa edhe kritikat që kanë ndaj njëri –tjetrit, raporton Reuters.

Të dy shpresojnë të fitojnë nominimin presidencial demokrat për t’u përballur me Presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet kombëtare të nëntorit, kur ai do të përpiqet të marrë një mandat të dytë katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Nga sondazhet, fitues rezulton z. Sanders.

Debati ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej përpara një audience, siç ka ndodhur në takimet e mëparshme, por u transferua në një studio televizive të kanalit CNN, për të minimizuar mundësinë që të merret në ndonjë mënyrë virusi vdekjeprurës, koronavirusi.

Biden i duhet një shumicë prej të paktën 1.991 delegatë në kongres dhe për momentin drejton Sanders, i cili ka fituar 809 delegatë, përkundër 666 të Biden.

Debatet më herët kanë pasur 6 kandiatë në skenë dhe debatet mes tyre kanë qenë edhe të ashpra në raste, ndërsa edhe mundësia për të kuptuar secilin ishte më e vështirë për audiencën.

Thuajse të gjithë kandidatët e mëparshëm demokratë kanë mbështetur Biden në këtë garë. /VOA