Kuriozitet

Kanadezi luan të njëjtët numra në lotari për 30 vjet, fiton 60 milionë dollarë

I duruari, i fituari, në kuptimin e parë të fjalës.

Bon Truong nga Edmonton, Kanada, luajti të njëjtët numra lotarie për thuajse 30 vjet dhe më në fund, fitoi! Numrat e tij fituan më 26 tetor 2018, por i pushtuar nga emocionet, Truong priti dhjetë muaj për të tërhequr çmimin.

Në momentin që pa numrat fitues, Truong shkoi në dyqan dhe i printoi – thjesht për siguri. Pastaj i çoi në shtëpi dhe kontrolloi në korrespondonin, për orë të tëra.

“Fillova të mendoja ç’do të thoshte kjo për familjen time,” tha ai. “Kuptova se do të ndryshojnë shumë gjëra dhe doja të përgatiteshim sa më mirë.”

Numrat fitues ishin 2, 3, 4, 8, 9, 20 dhe 30. Ai tha se janë kombinim datash të rëndësishme dhe ditëlindjesh.

“Gjëja e parë që mendova ishte, ‘do shlyej çdo borxh!’ dhe me kaq isha i lumtur,” tha ai.

Truong planifikon të blejë një shtëpi për familjen e tij, të kursejë për të ardhmen dhe të shkojë diku me pushime.

Fitorja 60 milionë dollarëshe është ndër fitoret më të mëdha në shtetin e Albertës, Kanada. Një çift fitoi ekzaktësisht të njëjtën vlerë në shtator të 2017-s./anabelmagazine

Leave a Reply

Your email address will not be published.