SPORT

Kampioni ndahet me Sopin e Bunjakin

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli të shtunën mbrëma ka ndarë rrugët me trajnerin Agim Sopi dhe me këshilltarin e kryetarit të klubit, Albert Bunjakin. Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Drenasi përmes një komunikate.

Feronikeli të shtunën pësoi nga Llapi në Podujevë dhe është larguar ndjeshëm nga objektivi për të mbrojtur titullin e kampionit.

“Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes dyshes Bunjaki dhe Sopi me klubin Feronikeli”, thuhet në njoftim.

Feronikeli i nisi përgatitjet për edicionin aktual me Zekirija Ramadanin, që u nda me klubin pa nisur edicioni. Më pas drejtimin e skuadrës e mori malazezi Dejan Vukiçeviq, por as ai nuk qëndroi gjatë. Tani është ndarë edhe me trajnerin e tretë. Feronikeli është i pesti në Superligë me 28 pikë. Bunjaki në të kaluarën ishte selektor i Kosovës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483