SPORT

Kampioni i Skocisë kërkon Albian Ajetin

Kampioni i Skocisë, Celtic, ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Albian Ajeti, i cili është pjesë e West Ham Unitedit.

Mësohet se trajneri i ekipit skocez, Neil Lennon e sheh Ajetin si përforcim të duhur për edicionin e ri, bëjnë të ditur mediat britanike.

Celticu është i gatshëm të blejë kartonin e Ajetit në rast se West Hami refuzon kërkesën e klubit skocez për huazim.

Kartoni i Ajetit vlerësohet rreth dhjetë milionë euro. 23-vjeçari në verën e vitit të shkuar iu bashkua West Hamit nga Baseli për 8.7 milionë euro por te ekipi anglez ka pasur minutazhë të vogël. Ajeti me fanellën e West Hamit ka regjistruar 12 paraqitje në të gjitha garat dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023. Ai ka bërë karrierë edhe te Augsburgu si dhe ka dhjetë ndeshje e një gol të shënuar me Zvicrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.