SPORT

Kampionati individual i Kosovës në shah – Nderim Saraçi për të shtatën herë radhazi më i miri

Sot duke filluar nga ora 11:00 në sallën e shahut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvillua raundi i fundit i Kampionatit Individual të Kosovës në të cilin sivjet morën pjesë gjithsejtë 50 shahistë.

Mjeshtri ndërkombëtarë Nderim Saraçi qysh një raund para përfundimit të kësaj gare e kishte siguruar titullin e më të mirit dhe në raundin e fundit pritej një ndeshje pa presion kundër mjeshtrit ndërkombëtar Bedri Sadikut i cili me një barazim e siguronte plasmanin në vendin e dytë. Por për shkak të arsyeve familjare ai nuk u shfaq në këtë ndeshje dhe ky ishte një rast i mirë për 6 shahistët përcjellës të stolisen me titullin e nënkampionit që do të thoshte përfaqësimi i Kosovës së bashku më kampionin në Kampionatin Evropian 2020 që do të mbahet në Slloveni.

Në derbin e raundit të fundit Besim Uruçi kundër Muhamet Asllanit pamë një lojë mjaft interesante në të cilën Muhameti ishte nën presion pasi që vetëm fitorja ia siguronte vendin e dytë, ndërsa Besimit i mjaftonte barazimi  pasi që e kishte buholcin (shumën e pikëve të kundërshtarëve) më të mirë se djali i tij Endrit Uruçi dhe Ramë Rama të cilët shënuan fitore dhe kishin pikë të barabarta.

Pas katër orë loje ndeshja përfundoi barazim dhe Muhameti u desh të kënaqet me vendin e tretë.

Befasi të këndshme të këtij kampionati ishin dy të rinjtë Korab Saraçi dhe Ahmet Jusufi të cilët shkëlqyen me lojëra të mira dhe atraktive. Korabi me 6 pikë u plasua në vendin e gjashtë me +91 pikë rejtingu dhe hyri në top 20 e shahistëve më të mirë të Kosovës.

Ndërsa Ahmet Jusufi një shahist i ri 13 vjeçar i cili me shah filloi të mirët vitin e kaluar, tuboi 5 pikë dhe u plasua në vendin e 21-të në tabelën përfundimtare.

Nderim Saraçi me këtë titull e arriti rekordin e Naim Sahitaj i cili në periudhën 1994 – 2011 arriti të stolisej me këtë titull plot 7 here (94‘, 97‘, 2000, 2001, 2009, 2010 dhe 2011), ndërsa Nderimi me lojërat e tija është duke shkuar drejt një rekordi i cili vështirë se do të arrihet në një të afërme të shpejtë. Ai në këtë garë triumfoi shtatë herë radhazi (2013 – 2019) dhe sipas angazhimit që po tregon po duket se ky titull nuk do të jetë i fundit për te.

Tabela pas raundit të nëntë:

1 Nderim Saraci 8,5
2 Besim Uruci 6,5
3 Muhamet Asllani 6,5
4 Endrit Uruci 6,5
5 Rame Rama 6,5
6 Korab Saraci 6,0
7 Bedri Sadiku 6,0
8 Alban Krasniqi 6,0
9 Fehim Qorrolli 6,0
10 Mentor Zeneli 5,5
11 Xheladin Zurnaxhiu 5,5
12 Ardian Jashari 5,5
13 Arsim Gerguri 5,5
14 Osman Saraci 5,0
15 Sabri Halili 5,0
16 Fatmir Qorri 5,0
17 Besnik Aliu 5,0
18 Bujar Fetiu 5,0
19 Jashar Klisurica 5,0
20 Hysen Zenuni 5,0
21 Ahmet Jusufi 5,0
22 Shaip Selimi 5,0
23 Labinot Kastrati 4,5
24 Ismet Topalli 4,5
25 Esat Zharku4,5
26 Afrim Govori 4,5
27 Avni Krasniqi 4,5
28 Nuridin Hyseni 4,0
29 Ylber Sadiku 4,0
30 Daut Tishuki 4,0
31 Salih Gerguri 4,0
32 Afrim Sokoli 4,0
33 Muhamet Shahini 4,0
34 Xhafer Berisha 4,0
35 Mergim Pirraku 4,0
36 Faton Vertopi 4,0
37 Agim Sopjani 4,0
38 Muharrem Berisha 3,5
39 Azem Avdiu 3,5
40 Ekrem Fonda 3,0
41 Vehbi Maxhuni 3,0
42 Ndriqona Saraci 3,0
43 Shaip Kastrati 3,0
44 Rinesa Saraci 3,0
45 Vigan Uka 2,5
46 Rinor Ymeri 2,0
47 Asllan Canolli 2,0
48 Milazim Halilaj 1,5
49 Isak Gashi 1,0
50 Gani Gashi 0,0 /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.