Kosova

Kampionati Botëror i Femrave, Italia në çerek-finale

Kombëtarja e Italisë në Futbollin e Femrave ka siguruar kualifikimin në 1/4 e Kampionatit Botëror, pasi ka mundur Kinën me rezultat 2:0.

Ndeshja filloi mirë për europianet , që shënuan që në minutën e 15-të dhe shkuan në pushim me avantazhin e lehtë.

Ende pa filluar mirë pjesa e dytë, Italia dyfishoi epërsinë me Galli dhe Kina nuk mundi më të kthehej në lojë. Ky doli të jetë rezultati final i takimit.

Në raundin tjetër Italia përballet me fituesin e takimit Japoni – Holandë. /Kosova.Info/