Kombëtare

Kampi në Prizren s’ka kapacitet për të pranuar më shumë të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Pas një thirrjeje në rrjete sociale, Avdi Avdijaj, është përballur me një problem të pazakontë: se si t’i transportojë të gjitha ndihmat që mblodhën bashkatdhetarët në Gjermani për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Avdijaj që drejton një kompani për bartjen e udhëtarëve, thotë se përgjigjja ka qenë e jashtëzakonshme, raporton KTV.

Këtë kontingjent ndihmash, e kanë sjellë në kampin e Inovacionit në Prizren, ku strehë u është bërë 500 personave nga Shqipëria.

Ky numër, sipas Drejtorit të Emergjencave në Prizren, Faruk Dakajt, është kapaciteti maksimal në të cilin është llogaritur se mund t’u ofrohen kushte të përshtatshme për banim.

Lidhur me raportimin e bërë ditë më herët, se dyshohej që persona të vinin nga zonat që nuk ishin prekur nga tërmeti, Dakaj tha se janë në pritje të një përgjigjeje nga Shqipëria.

Nga aty, gjatë ditës janë larguar 8 persona në mënyrë vullnetare, duke e çuar numrin në 50, që janë kthyer në Shqipëri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.