Kosova

Kampi Al Hol në Siri do të mbyllet, autoritetet kurde u kërkojnë shteteve të tërheqin qytetarët e tyre

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Kosovë, Bedri Elezi këtë të martë ka theksuar se autoritetet kurde kanë kërkuar nga vendet që kanë shtetas në Siri që të bëjnë tërheqjen e tyre.

Elezi ka theksuar se tërheqja e shtetasve që ndodhen në kampin Al Hol është dhe një presin nga ana e autoriteteve kurde.

“Kampi Al Hol do të mbyllet së shpejti dhe të gjithë personat që ndodhen aty do të shkojnë një një kamp tjetër, që njihet si Roi. Autoritetet kurde nuk kanë mundësi ekonomike që ta mbajnë hapur kampin Al Hol. Kjo është një rrugë që është ndjekur dhe më parë nga autoritetet kurde, për të kthyer në vendet e tyre gratë dhe fëmijët e ngelur në Siri. Theksoj se ka qenë një kërkesë ndaj shteteve që kanë banorë në këtë kamp, dhe Shqipëria i është përgjigjur kësaj kërkese, ne kemi ndihmuar në lehtësimin e kontakteve me autoritetet kurde që kanë dhe kampin nën kontroll.

Është një presion nga ana e autoriteteve kurde ndaj shteteve për të marrë shtetasit e tyre, pasi ka dhe raste që personat kanë shtetësi të huazuar siç është Franca dhe ato u kanë larguar shtetësinë duke mos u përgjigjur më. Por sa i përket Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë shtetësitë e tyre, dhe pritet që të gjithë banorët që ndodhen në kampin Al Hol do të kthehen në vendin e tyre ndërsa pjesa e ngelur do të transferohet në kampin Roi, është shprehur Elezi për Abc News.

Ndër të tjera, Elezi ka theksuar se pas riatdhesimit të fëmijëve dhe grave të cilat për shkak të luftimeve kishin ngelur në Siri, pritet që autoritetet kurde të kërkojnë nga shtetet përkatëse dhe tërheqjen e luftëtarëve të ISIS-it që ndodhen në burg.

Sipas tij, së shpejti pritet që të gjithë vendeve që kanë pasur shtetas pjesëtarë në ushtrinë e ISIS-it, do ju kërkohet që të bëjnë tërheqjen dhe dënimin e tyre sipas drejtësisë.

“Sipas informacioneve së shpejti dhe luftëtarët e ISIS-it që janë në burgje, autoritete kurde kanë kërkuar që shtetet e tyre t’i marrin dhe t’i nxjerrin para drejtësisë këta persona, që kanë shërbyer si ushtarë të ISIS-it.

Ka disa vende që i kanë marrë, siç janë Arabia Saudite dhe disa vendeve arabe, të cilët i kanë marrë një pjesë të shtetasve të tyre që ishin luftëtar të ISIS-it dhe po i përgjigjen drejtësisë në vendin e tyre. Është një presion i autoriteteve të kurdëve që të gjithë shtetet të marrin luftëtarët që i përkasin shtetësisë së tyre dhe t’i nxjerrin para drejtësisë”, është shprehur ai.