Kronika e zezë

Kamenicë/ E goditi me veturë dhe e la të vdekur, policia ia vë prangat të dyshuarit…

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Adem Jashari” në Kamenicë, në orët e vona të mbrëmjes – shkruan Kosova.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore  duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet  e rrugës kishte goditë këmbësorin  viktimën mashkull  kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.

Nga raporti mësojmë se si pasojë e goditjes me veturë “viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë.”/Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483