Kosova

Kamberi: Vuçiqi po përdor metoda të ndryshme për të kontrolluar deputetët jo shqiptarë në Kosovë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Aleksandar Vuçiq po përdorë metoda të ndryshme për të kontrolluar të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe ata joshqiptarë në Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se Vuçiqit nuk po i mjaftojnë deputetët në Serbi dhe ata me ulëse të rezervuara në Kosovë, dhe se gjithçka po ndodh para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës. Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj. E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare”, shkruan Kamberi në Facebook.

Ndryshe, një reagim i tillë vjen pasi ditë më parë pati akuza në drejtim të kandidates për deputete Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit ka bashkëpunuar me Listën Serbe që të votohet nga komuniteti serb në Kosovë, në mënyrë që Lista Serbe të ketë fuqi vendimmarrëse në Kuvendin e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët…

Posted by Shaip Kamberi on E martë, 23 Shkurt 2021