SPORT

Kamberi me Rangersin kualifikohet në 1/8 e finales të Ligës së Evropës

Florian Kamberi me klubin skocez Rangers është kualifikuar në 1/8 e finales të Ligës së Evropës.

Rangersi të mërkurën mbrëma triumfoi 1:0 si mysafir i Bragës, në ndeshjen e kthimit të 1/16 së finales. Ndeshjen e parë në Skoci, Rangersi e fitoi 3:2.

Golin e vetëm për Rangersin në ndeshjen e kthimit e shënoi Ryan Kent në minutën e 61-të.

Kamberi ishte titullar dhe luajti 78 minuta në ndeshjen e të mërkurës dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Ai te Rangersi është huazuar nga Hiberniani.

Në fundjavë Kamberi realizoi një gol dhe asistoi një tjetër në barazimin 2:2 kundër St. Johnstonet në elitën e futbollit skocez.