Love & Sex

“Kam shkuar me 130 burra, madje edhe me 4 në ditë”- Rrëfehet gruaja e varur prej seksit(FOTO)

Kjo është gruaja e varur prej seksit. Frankie Considine ka shkuar me 130 burra, përfshirë katër për një ditë.

Ajo filloi të fliste me meshkuj të ndryshëm përmes telefonit të saj. Frankie kishte bërë seks me katër prej tyre në 24 orët e fundit dhe ishte e dëshpëruar për të kryer sërish marrëdhënie.

Por pranon se kjo gjë po i shkatërronte jetën.

“Mund të funksionoja dhe të nisja ditën time vetëm nëse e dija se do bëja sërish seks”-rrëfeu Frankie. “Ishte prioritet për mua.”

Por ndërsa ajo shijonte momentet e seksit, filloi të kishte probleme mendore dhe fizike.

Gruaja kaloi në depresion, mori infeksione të shumta si edhe mbeti shtatzënë pa e ditur se kush ishte babai i fëmijës, para se të diagnostikohej me varësinë ndaj seksit.

“Shtiresha në punë sikur isha sëmurë ose anuloja takimet me miqtë vetëm për të bërë seks,”– tregoi 28-vjeçarja. “Sigurohesha që të ndodhte çdo ditë.”