Show Biz

“Kam besuar se lutja i ndryshon gjërat”, këngëtarja me famë botërore jep një mesazh të fortë me fjalët e Nënë Terezës

Këngëtarja amerikane me famë botërore Jennifer Lopez është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here poston foto të ndryshme dhe momente nga jeta e saj.

Në Instastoryn e saj këngëtarja e njohur ka shpërndarë foton e Nënë Terezës, bashkëngjitur me një shprehje të Shenjtores shqiptare. Me sa duket këngëtarja ka dashur të japë një mesazh për të gjithë fansat.

“Kam besuar se lutja i ndryshon gjërat, por tani e di se lutja na ndryshon ne, dhe ne ndryshojmë gjërat”, thuhet në shprehjen e Shenjtores Nënë Tereza.

Shpesh herë personazhe botërorë postojnë shprehje të ndryshme të shenjtores tonë, pasi vepra e saj njihet në të gjithë botën, dhe ka frymëzuar dhe ndihmuar miliona njerëz.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.