SPORT

Kai Havertz rezulton pozitiv me COVID-19

Chelsea ka konfirmuar se ylli i tyre gjerman, Kai Havertz ka rezultuar së fundmi pozitiv pas testeve të bëra për COVID-19.

Blutë e Londrës do të luajnë sonte (e mërkurë) në shtëpi ndaj Rennes në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ekipi i Frank Lampard do të duhet të luajë në këtë ndeshje me një mungesë të madhe.

Bëhet fjalë për sulmuesin gjerman, Kai Havertz, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra para ndeshjes me Rennes.

Është vet klubi londinez dhe trajneri Lampard që kanë konfirmuar infektimin e lojtarit me coronavirus.