Kosova

Kadrijaj: Situata me pandeminë më e mirë tani se në qeverisjen Kurti

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në seancën e sotme për menaxhimin e situatës me COVID-19 ka thënë se situata aktuale është më e mirë sesa në qeverisjen Kurti, të cilën e ka akuzuar për manipulim.

Ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti, e cila, sipas deputetes Kadrijaj, ka përdorur situatën pandemike vetëm për protagonizëm e reklamë.

“Me lejoni vetëm t’ua prezantoj të vërtetën e Kosovës në krahasim me botën sa i përket menaxhimit të pandemisë në qeverinë e kaluar dhe në këtë qeveri krahasuar me parametrat vlerësues të ‘worldmeters’, faqe e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë dhe e cila shfrytëzon të dhënat e OBSh-së për 213 shtete të botës. Ndonëse Kosova nuk është anëtar e OBSh-së nuk do të thotë, që ne të mos studiojmë dhe analizojmë shkencërisht statistikat tona dhe t’i krahasojmë me parametra botëror, nuk do të thotë që të fshihemi nga e vërteta dhe të manipulojmë e mashtrojmë qytetarët tanë”, tha ajo në Kuvend.

Kadrijaj ka thënë se situata në kohën e qeverisë Kurti, situata nuk ka qenë ashtu siç është thënë.

“Sa i përket sëmundshmërisë, përhapjes së infeksionit me Covid 19, Kosova renditej në vendin e 79 kurse sot është në vendin e 56 çka i bie jemi më mirë për 23 vende. Kurse sa i përket vdekshmërisë deri më 30 maj Kosova ishte në vendin e 74 ndërsa tani gjendet në vendin e 59 që i bie se jemi më mirë për 15 vende në renditje”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se, “sa i përket numrit të testimeve në 1 milion banorë ishim në vendin e 116, kurse sot jemi në vendin e 101 që i bie jemi më mirë për 15 vende në renditje të shteteve të botës me numër të testimeve”.

Sipas saj kjo është e vërteta e menaxhimit të pandemisë në Kosovë.

“Kur është në pyetje shëndeti publik i qytetarëve tanë, kur është në pyetje jeta e tyre nuk guxoni të manipuloni politikisht me të vërtetën por duhet ta mbroni atë dhe të ndjeni përgjegjësi të kontribuoni në përmirësim të situatës”, ka thënë Kadrijaj.

Tutje ajo ka shtuar se Vetëvendosje kishte filluar me lehtësimin e masave në kohën kur s’kishte ligj për COVID-19, që sot kërkohet aq shumë nga VV.

“Qeveria Kurti, ka filluar me lehtësimin e masave kundër koronavirusit në Kosovë në fazën e parë më 4 maj, fazën e dytë më 18 maj dhe fazën e tretë më 1 qershor pa e miratuar Ligjin anti-COVID, pa e analizuar mirë situatën e rënduar, ndërsa edhe shtetet me të fuqishme si SHBA tek në mes të qershorit filluan aplikimin e fazës së parë, ndërsa tek ne pikërisht LVV në atë periudhë organizonte protesta me motive politike. Bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish- ministri Vitia i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit sapo la pozitën. Nga ai tubim filloi gjithçka për mbrapsht sa i përket rrëshqitjes nga duart e situatës me pandeminë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483