Kosova

Kadri Veseli paralajmëron dorëheqje

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rastin e një grupi që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde.

Veseli, thotë se është i gatshëm të jap dorëheqje nga funskioni i tij në rast se prezantohen dëshmi që e implikojnë atë në këtë rast.

“Pas publikimit te një video disa media ku më është përmendur emri nga krime për fajde mashtrim dhe krime tjera dua të deklarojë se unë nuk kam të bëjë asgjë më këtë rast e as personat kalisk i mashtrimit manipulimit hestuesia dhe drejtësia kanë qenë në informauara me kohë jap dorëheqje nëse jam i përfshirë në këtë rast.

Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast.

Pse këto incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli, në një konferencë për media.

Me kretika i është drejtuar edhe sistemit të drejtësisë për fshehje të këtij rasti, i cili ka qenë në sirtarë të prokurorisë nga viti 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.