Hi Tech

“Kabina elektrike”, transporti publik i së ardhmes

Moduli i “NEXT Future Transportation” është larg nga vizionet e automobilave që ecin vetë të dizajnuar nga “Tesla” apo “Mercedesi”.

Me një shpejtësi mesatare prej 20 kilometrash për orë, “kabinat elektrike” nuk kanë gjasa të jenë pjesë e garave. Por thelbi qëndron se këta automobila tashmë janë të gatshëm për pasagjerët.

Pas testimeve më 2018, disa njësi të kompanisë “NEXT” pritet të vihen në aksion në një ekspozitë në Dubai vitin e ardhshëm, duke ofruar ngasje në distanca të shkurtra për rreth 25 milionë vizitorë që pritet të vizitojnë “Expo 2020” (që si ekspozitë botërore synon të promovojë zgjidhjet që përmirësojnë jetën në planet), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kreu i Dubait, Sheik Mohammedbin Rashid Al Maktoum, ka vënë cak që 25 për qind e udhëtimeve në këtë qytet të bëhen përmes transportit autonom deri më 2030 – përtej metrove e sistemeve të hekurudhave pa shoferë.

Ndaras nga kjo, qyteti ka caktuar caqe të rritjes së përqindjes së udhëtimeve që bëhen nga transporti publik dhe ndarja e mobilitetit (përfshirë taksitë) në 26 për qind për vitin e njëjtë.

Kjo me shpresën se avantazhet do të reduktojnë emetimin e karbonit dhe numrin e aksidenteve në trafik si dhe do të ngrenë reputacionin si vend me teknologji të avancuar.

“Kabinat autonome” të krijuara nga “NEXT” dhe dizajne të ngjashme mund të luajnë rol kyç në realizimin e këtyre ambicieve.

Ngadalë dhe qëndrueshëm

“Kongresi i ngasjes autonome” në Dubai u mbajt në tetor, duke grumbulluar shumë prodhues liderë e ekspertë nga e gjithë bota. Në qendër të ngjarjes ishte një sfidë në kategorinë për Lidhjen mes Miljes së parë dhe të fundit, për automobilat në stil kabine për të dëshmuar lidhjen me qendrat e transportit, për një çmim më shumë se pesë milionë dollarë.

Atraksioni i këtij moduli të transportit është se teknologjia është e dëshmuar, edhe pse përdorimi ishte i limituar, thotë Ahmed Bahrozyan, shef ekzekutiv i Agjencisë së Transportit Publik në Autoritetin e Rrugëve dhe Transportit në Dubai (RTA).