Bota

Ka viktima, treni ra në greminë

Moti i keq dhe përmbytjet si rezultat i shirave mund të jenë shkaku i tragjedisë së sotme në Skoci, ku një tren pasagjeresh ka dalë nga shinat dhe ka përfunduar në greminë.

Treni që sipas autoriteteve ishte i përbërë nga një lokomotivë dhe katër vagonë, mësohet të jetë nisur rreth orës 6.30 të mëngjesit nga Aberdeen në drejtim të Glasgow.Aksidenti ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar dhe jo shumë e populluar, dhe sipas ekspertëve, shkaku është rrëshqitja e terrenit nga përmbytjet dhe shiu i furishëm i ditëve të fundit në atë vend.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.