Bota

Ka nisur procesi gjyqësor në Gjermani ndaj bandës së “lotarisë” nga Kosova

Çdo person që ka rënë në dorë të bandës së “lotarisë” nga Kosova ka humbur të gjitha paratë.

Një nga viktima e tre anëtarëve të bandës, që janë duke u paraqitur në gjykatën në Bad Kreuznach, ka treguar ngjarjen.

Edith P. (72) i ka humbur mbi 53 mijë euro që i kishte kursyer për më tepër se 20 vjet, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

“Ju të rinjtë nuk mund ta paramendoni se sa e vështirë është të mblidhen aq shumë para, kur punon në kuzhinë!” – ka thënë Edith. “35 vjet jam kujdesur për babain dhe nënën time. Pos kësaj kam punuar edhe si kuzhiniere. Dhe ju keni shkatërruar çdo gjë!”

Edith P. së pari ishte kontaktuar nga banda në gusht të viitt 2019. Asaj i ishte thënë se bëhet fjalë për lotarinë NKL, tek e cila ajo kishte luajtur më herët.

Fillimisht ishin 47 mijë euro, e më pas i premtoi 470 mijë euro telefonuesi, që u prezantua si Martin dhe e quajti edhe “e dashur” pensioneren.

“Kam edhe shumë pak para”, ka thënë Edith P.

Tre të akuzuarit Besart B (25.), Egzon L (23) dhe Emil E. (23) po pritet të dënohen me burgim.

“Më vjen turp se çfarë kam bërë. Jam pishman. Do të mundohem, që dëmet t’i përmirësojë, kur të dal nga burgu. Do të kthejë paratë me këste”, ka thënë Besart B., që llogaritet si shef i të akuzuarve tjerë në këtë rast.

Procesi po vazhdon.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.