Ka abuzuar seksualisht me rreth 100 fëmijë anembanë botës, britaniku pranon se e ka kryer këtë veprim

Një britanik pranoi se kishte abuzuar seksualisht me pothuajse 100 djem të moshës 4-14 vjeçare gjersa policia dyshonte se kjo shifër mund të shkonte deri në pesë mijë fëmijë anembanë botës.
Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit njoftoi se David Ëilson përmes Facebookut dhe rrjeteve të tjera sociale kishte kontaktuar viktimat në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Australi.
Britaniku 36-vjeçar u dërgoi fotografi të grave të reja viktimave të tij, të cilat i gjeti në internet në këmbim të fotove dhe regjistrimeve të tyre, raporton reuters.
Duke u paraqitur në Ipsëich Croën Court të hënën, ai pranoi fajësinë për 96 vepra penale kundër 51 djemve, të moshës nga katër deri në 14-vjeç. Sapo fitoi besimin e tyre, ai i shantazhoi që t’i dërgonin më shumë nga fotot e tyre. Në disa raste, ai u kërkoi atyre të abuzonin me vëllezërit ose miqtë e tyre më të vegjël.
add a comment