Kosova

Kёshilltarja e Haxhiut paralajmёron tё gjithё ata tё cilёt nuk i respektojnë vendimet e qeverisё pёr gjendjen emergjente

Këshilltarja politike e Ministres së Drejtësisë, Nazlie Bala ka ftuar të gjithë gratë dhe burrat që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të vendimit qeveritar për lirimin e njërit prind nga vendi i punës për përkujdesje të fëmijëve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar edhe për veprimet që do të ndërmerren ndaj atyre që nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundje ngjitëse nuk vepron sipas urdhërave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, DËNOHET ME BURGIM DERI NË 2 VJET”, ka shkruar Bala.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka apeluar te qytetarët që të mbajnë higjienën, ndërsa si edhe në shumë vende të tjera të botës, ka thënë se është mirë të evitohen përshëndetjet me duar.

Masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

Postim i plotë:

Nazlie Bala

Masat qeveritare per lirimin e njerit prind nga vendi i punes per perkujdesje te femijeve, vlen edhe per sektorin privat.

Ftoj, gra e burra qe ti raportojne rastet e moszbatimin te vendimit qeveritar.

Mos zbatimi i vendimit: …See More

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.