SPORT

Juventusi merr vendim për futbollistët e prekur nga koronavirusi

Juventusi ka kërkuar që Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala tu nënshtrohen testeve të dyta për koronavirusin.

Sipas “Calciomercato”, Zonja e Vjetër mendon se të 3 futbollisët e kanë kaluar virusin famëkeq që ka shkaktuar mbi 20 mijë viktima në të gjithë botën.

Shpresat e skuadrës italiane janë që rezultatet të dalin negative dhe më pas të ndezë dritën jeshile për stërvitjen e mundshme.

Kurse sezoni aktual pritet të rifillojë përsëri por nuk është duke u përjashtuar as mundësia e anulimit.