SPORT

Juventusi ka testuar të gjithë lojtarët për coronavirus, vetëm tre kanë dalë pozitivë

Juventusi thuhet se ka testuar të gjithë lojtarët e tyre për coronavirus, me vetëm Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani që kanë rezultuar pozitiv.

Bianconerët janë një nga klubet më të goditur në Serie A me tre raste, pasi Dybala dhe e dashura e tij u konfirmuan dje (e shtunë) që të dy kishin virusin.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, çdo lojtar i vetëm tani është testuar dhe ato janë rezultatet e vetme pozitive.  izolim me familjen e tij në Madeira.

Edhe lojtarët që fluturuan këtë javë pas vetëm tetë ditësh në karantinë – Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Douglas Costa thuhet se dolën negativ.

Sidoqoftë, besohet se kur këta atletë të kthehen në Itali nga jashtë, ata do të duhet të shkojnë në përsëri në izolim për dy javë.

Ndryshe, deri më tani në të gjithë botën kanë ndodhur mbi 13 mijë vdekje, ku Italia është shteti me më shumë vdekje, mbi 4 mijë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.