SPORT

Juventusi interesohet për talentin e Santosit, Kaio Jorge

Juventusi është duke u interesuar për transferimin e sensacionit të Santosit, Kaio Jorge, njofton “Goal.com” të enjten.

Jorge 18-vjeçar është talenti i radhës që del nga akademia e famshme e Santosit. Ai ka klauzolë për lirim në kontratën e tij me Santosin në vlerë 50 milionë euro.

Si Robinho e Neymari më herët, sulmuesi i ri po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane.

Krerët e Juventusit janë duke shqyrtuar mundësinë që të aktivizojnë klauzolën për lirim të Jorges.
Jorge me U-17 të Brazilit ka shënuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje. Ndërsa këtë vit shënoi gol në debutimin e tij në Copa Libertadores.