SPORT

Juventusi e dëshiron Van de Beekun në verë

Juventusi është duke monitoruar situatën e holandezit Donny van de Beek te Manchester Unitedi.

Lojtari s’ka siguruar vend në formacionin startues të gjigantit të Premier Leagues që kur u transferua nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të verës.

Ka raportime se mesfushori mund të largohet qysh në verën e ardhshme, ndërsa “CalcioMercato” shkruan se Juve dëshiron ta ribashkojë lojtarin me Matthijs de Ligt.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme ta huazojë lojtarin me opsionin për blerje prej 35 milionë eurosh.