SPORT

Juventus, të dielën në stërvitje lojtarët që janë kthyer javën e fundit

E diela është pushim për lojtarët që janë në javën e tretë të stërvitjes te Juventus. Mirëpo,  në Continassa, sot, do të djerësisin në fushë, futbollistët që kanë filluar stërvitjen javën e fundit, në mënyrë që të shkurtojnë distancat nga shokët e tyre në një nivel atletik.

Megjithatë, Sarri është i lumtur, pasi edhe lojtarët e ardhur së fundmi, janë në gjendje të mirë fizike dhe kjo lehtëson riintegrimin në grup.

Programi i trajnimit për javët e ardhshme do të publikohet nga mesi i javës, kur do të bëhet e ditur zyrtarisht data e rifillimit të kampionatit. Deri atëherë, Sarri dhe bashkëpunëtorët e tij do të stërvisin grupin në mënyrë që të vendosen në të njëjtin nivel atletik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.