SPORT

Juventus: Ronaldo e meritoi ta fitonte çmimin ‘FIFA The Best’

Cristiano Ronaldo duhej të kishte fituar çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s para Lionel Messit, sipas drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici.

Superylli i Barcelonës Messi mori këtë çmim për herë të parë në ceremoninë në Milano të hënën, me mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk që doli i dyti dhe Ronaldo në vendin e tretë.

Sidoqoftë, zyrtari i Juve beson se gjyqtarët e morën vendimin të gabuar, duke këmbëngulur që Ronaldo meritonte të fitonte çmimin bazuar në atë se çfarë kishte arritur në vitin 2019, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi gjithashtu të zhgënjyer për çmimin para dy dite”, u citua Paratici nga Corriere dello Sport.

“Ndërsa ende e respektonim Messin, i cili është një lojtar i shkëlqyeshëm, ne mendojmë dhe menduam se pas sezonit të kaluar, pasi fitoi Ligën e Kombeve, Serie A dhe Superkupën e Italisë, pasi kishte luajtur një Ligë të Kampionëve të shkëlqyeshme, Ronaldo e meritoi këtë çmim”, tha ai.