SPORT

Juventus fiton edhe pa Ronaldon(VIDEO)

Megjithëse disa prej lojtarëve kryesorë mungonin, Juventusi nuk di të ndalet dhe marshon e sigurt drejt titullit kampion në Serie A.

Të besuarit e Allegrit mposhtën me rezultatin 4-1 skuadrën e Udineses, ndërsa mendjen e kishin për duelin e mesjavës kundër Atleticos.

Serinë e golave e hapi Moise Kean, i cili në minutën e 11’ shënoi për golin e parë të ‘biankonerëve’.

Në minutën e 39’ ishte përsëri i riu Kean i cili dyfishoi avantazhin me një gol të bukur.

Në pjesën e dytë, ishte Emre Can ai që realizoi nga pika e bardhë (67’) dhe Blaise Matuidi në minutën e 71’ vulosën fitoren e Juventusit.

Golin e “nderit” për miqtë e realizoi Kevin Lasagna (84’).

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 75 pikëve, 19 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.