SPORT

Juventus bën ‘bingo’ me Ronaldo, arkëton 48% më shumë nga biletat

Ardhja e Cristiano Ronaldo te Juventusi ndihet, madje shumë. Edhe pse sulmuesi portugez ende nuk ka realizuar asnjë gol në dy javët e para, bardhezinjtë kanë arritur t’i fitojnë ato, ka më shumë entuziazëm por ka edhe më shumë të ardhura. Për ndeshjen e parë që kampionët e Italisë luajtën në fushën e tyre ishin 40.173 tifozë dhe të ardhurat kapën shifrën rekord të 2.704.173 euro. Ndërkohë që, një vit më parë, në debutimin ndaj Cagliari, bardhezinjtë arkëtuan 900 mijë euro më pak.

Çka do të thotë që fitimi këtë vit është 48% më shumë se një sezon më parë. Kjo tregon se blerja e Cristiano Ronaldo ka patur shumë vlera, por edhe shpjegon se përse në ndeshjen e parë që Real Madrid luajti në fushën e tij stadium ishte gjysmë i boshatisur. CR7 sjell tifozë dhe të ardhura, ndj Juventus ka bërë “bingo” me blerjen e tij.