SPORT

Juve refuzon Barçën dhe Chelsean për De Ligt

Matthijs de Ligt nuk është në shitje.

Sipas Tuttosport, ditë më parë Juventusi ka refuzuar dy oferta nga Barcelona dhe Chelsea.

Qendërmbrojtësi u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 85.5 milionë euro dhe ka kontratë deri më 2024.

Sido që të jetë, 21-vjeçari nuk është në shitje dhe do të dëshironte të shkruajë historinë me Juven dhe një ditë të bëhet edhe kapiten.

De Ligt nuk ka luajtur shumë këtë sezon, fillimisht i dëmtuar dhe më pas u infektua edhe me COVID-19. /Gazeta Express/