SPORT

Juve fitoi falë VAR-it, ja çfarë thotë Ronaldo pas ndeshjes

Juventusi fitoi 2-1 përballë Sampdoria por kjo falë teknologjisë VAR, e cila anuloi golin e skuadrës mike në minutën e 94’ të ndeshjes.

Ronaldo shënoi dy herë dhe në këtë mënyrë është bërë lojtari me më shumë gola në këtë sezon në Serie A-së, gjithsej 14.

“Skuadra është duke punuar shumë mirë, ne bëmë një pjesë të parë të sezonit të shkëlqyer, por duhet të vazhdojmë të punojmë që ta ruajmë këtë formë edhe për pjesën tjetër”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes.

VAR-i është përdoru sot disa herë në ndeshjen mes Juventusit dhe Sampdorias, duke përfshirë edhe golin e Riccardo Saponaras që u anulua në fund të takimit.

“Më pëlqen VAR, sepse ka vendime të vështira për gjyqtarët dhe ne duhet të respektojmë gjithçka që e bën punën e tyre më të lehtë”, përfundoi portugezi.