SPORT

Juve e gatshme të blejë edhe një “Ronaldo”

Pavel Nedved ka thënë se Juventusi është gati për të shfrytëzuar çdo mundësi që i del në rrugë për të transferuar lojtarë të kalibrit të lartë, përfshirë të nivelit të Cristiano Ronaldos.

Juve mbajti sot mbledhjen e përvitshme të aksionarëve, ku u miratua një plan që të mblidhen 300 milionë euro përmes një rritjeje të kapitalit aksionar.

I pyetur nëse Juve është e gatshme të bëjë një tjetër transferim sikur ai i Ronaldos, zëvendëspresidenti i klubit bëri të qartë se janë të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi.

“Jemi të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi. Kemi folur për zhvillimin dhe ne duam të zhvillohemi në të gjitha aspektet, mbi të gjitha në atë sportiv sepse është pjesë udhëheqëse e klubit. Dhe me këtë, mendoj gjithçka”, ka thënë ai, raporton “Football-Italia”.

Ronaldo kaloi te Juventusi nga Real Madridi në vitin 2018 për rreth 100 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga një klub italian.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.