ROZË

Justin Love dhe G4shi sjellin këngën e re “Get Out”

Reperi shqiptar i cili po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi, ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor. 

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me këngëtarin Justin Love dhe kënga e tyre është sjell vetëm në versionin audio.

“Get Out” tashmë mund ta gjeni në kanalin YouTube dhe me t’u publikuar ka marrë pëlqime të shumta nga fansat e artistëve.

G4shi këtë vit ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, të cilat rezultuan me suksese të mëdha.

Gjithashtu, i njëjti ka mbajtur edhe një numër të madh të koncerteve anembanë botës.

Madje, ai edhe këtë herë nuk do të mungojë në festivalin “Sunny Hill”, që pritet të mbahet në fillim të gushtit.

View this post on Instagram

All Eyez On Me

A post shared by GASHi (@gashi) on