Show Biz

Justin Chambers pas 15 vjetësh largohet nga “Grey’s Anatomy”

Aktori amerikan Justin Chambers ka vendosur ta braktisë dramën e njohur mjekësore “Grey’s Anatomy” pas 15 vjetësh.

“Nuk ekziston moment i mirë për t’i thënë lamtumirë serialit dhe personazhit që e ka definuar jetën time gjatë 15 vjetëve të fundit. Jam duke menduar prej kohësh për role të reja aktrimi dhe një drejtim të ri në karrierën time. Tani, kur jam 50 vjeç, me mbështetjen e gruas dhe pesë fëmijëve, mendoj se ai moment ka ardhur më në fund”, tha aktori amerikan në një intervistë për “Deadline”.

Justin Chambers pas 15 vjetësh largohet nga "Grey’s Anatomy"

Chambers, i cili e ka luajtur për shumë vite personazhin e Dr. Alex Karev në serialin “Grey’s Anatomy”, në intervistën e re e falënderoi kompaninë televizive ABC dhe krijuesen e serialit Shonda Rhimes, si dhe aktorët e tjerë nga formacioni origjinal i serialit.

“Derisa po i them lamtumirë serialit, do të doja ta falënderoja familjen ABC, Shonda Rhimes dhe kolegët që kanë qenë me mua që nga dita e parë, si dhe pjesën tjetër të kastit të shkëlqyeshëm dhe natyrisht edhe fansat e serialit”, – tha Chambers.

Ende nuk dihet se kur do të transmetohet episodi i fundit me Chambers.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.