ROZË

Justin Bieber shkakton aksident me veturë

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber është aksidentuar me makinë në Hollywood, gjersa po shkonte në kishë.

Këngëtari, 25 vjeçar, është parë duke biseduar me policë i cili pranë kishte edhe truprojën e tij. Ai po udhëtonte me furgon ndërsa goditi një makinë të bardhë.

Më vonë u largua nga kisha me gruan e tij Hailey Baldwin dhe këtë herë ishte ajo që po voziste Lamborghinin e tij të zi.

Sa i përket aksidentit nuk dukej të ketë qenë serioz, pasi që policia investigoi veturat që u përfshinë ne aksident dhe nuk kishte lëndime e as dëmtime serioze.

Nga ana tjetër, Bieber tash e një kohë është duke bërë planë për një dasmë me Haileyn, pasi dyshja e kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator të vitit të kaluar.

Kjo e fundit i ndihmoi artistit mjaft shumë për të tejkaluar problemet dhe stresin që kishte gjatë kësaj periudhe.

Shfaq më shumë
//soaheeme.net/4/3473483