Show Biz

Justin Bieber: Lëvdatat e tepërta që merrja si fëmijë, desh ma shkatërruan jetën

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber, ka folur publikisht për problemet e tij me drogën dhe depresionin, raporton Kosova.Info.

Ylli kanadez ka rrëfyer se si ndikoi negativisht fama e madhe që ai mori si fëmijë.

“Unë isha një djalosh i thjeshtë nga një qytezë e vogël, por që në moshën 13-vjeçare, njerëzit gjithandej më lëvdonin vazhdimisht. Ngado që ktheja kokën, merrja lëvdata. Këto patën ndikim të keq tek unë.”

“Miliona njerëz më thonin se më donin dhe unë si fëmijë i besoja këto vërtet. Isha mësuar t’i kem të gjitha gjërat gati, kështu që unë s’bëja asgjë. Të gjitha gjërat i bënin të tjerët për mua, kështu që unë nuk kisha mësuar asgjë mbi përgjegjësinë.”

“Në moshën 18-vjeçare unë kisha miliona në bankë dhe mund të bëja thuajse çdo gjë që dëshiroja. Por, unë bëra gjërat më të këqija që ju mund të imagjinoni. Fillova të konsumoj droga të rënda, të abuzoj me femra dhe nuk u ofroja dashuri njerëzve.”

“Pra, nga njeriu më i dashur unë u shndërrova në njeriun më të gjykuar dhe urryer në botë.”

“Më është dashur kohë që të përmirësohem. Gjatë kësaj kohe shkatërrova 6 marrëdhënie.”

“Unë jam një katolik i devotshëm dhe besimi më shpëtoi. Zoti, fatmirësisht, më bekoi, duke më dërguar njerëz të jashtëzakonshëm, të cilët më ndihmuan të rikthehem në rrugë të duhur.”, pohoi Bieber në një shkrim.