Show Biz

Justin Bieber ia beson kosovarit videon e këngës më të re

Justin Bieber ka publikuar këngën e tij më të re në versionin me video me tekst, ndërsa një shqiptar është përkujdesur për punën e videos.

Justin Bieber ka postuar sot këngën e tij më të re, duke paralajmëruar se albumi po vjen shumë shpejt.

E për videon e këngës me titullin ‘Yummy’, është përkujdesur një animator shqiptar, Arben Vllasaliu.

Arbeni është një shqiptar nga kosova, i cili tash e sa kohë punon në video animacione të ndryshme, të cilat i shfaqë në profilin e tij me mbi 150 mijë ndjekës në Instagram.

justin bieber shqiptari

Ndërsa ai paralajmëron se kjo nuk është videoja e vetme në të cilën ka punuar me artstin shumë të njohur botëror.

Bieber po sjell një album këtë vit dhe duket se ai ia ka besuar të gjitha animacionet e këngëve që do të publikojë, Arbenit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.