Show Biz

Justin Bieber fton ish të dashurën në dasmë

Justin Bieber ftoi ish të dashurën e tij në dasmën me Hailey.

E dashura e parë e këngëtari 25 vjeçar, Caitlin Beades, mori pjesë në ceremoninë e tyre të hënën në Bluffton, Karolina e Jugut.

Justin ishte në lidhje me Caitlin në vitin 2008 pasi u takua me të kur u transferua për herë të parë në Atlanta për të punuar me Usher, sipas E! News.

Ata ishin në lidhje për një vit dhe Justin u bë i afërt me familjen e saj, përfshirë vëllanë e saj Christian, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në dasmë.

Ky gjest dëshmoi që Justin dhe Caitlin janë ende miq.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483