SPORT

Jurgen Klopp i bënë thirrje skuadrës së tij

Jurgen Klopp i ka bërë thirrje skuadrës së vet, Liverpool, t’ia nisë nga fillimi përsëri, pasi Watfordi ia ndërpreu ecurinë pa humbje në Premierligë duke e mposhtur bindshëm në fundjavë.

Liverpooli e përjetoi një disfatë tronditëse 3:0 në Vicagre Road të shtunën, duke i dhënë fund ecurisë prej 44 ndeshjeve pa humbje në Premierligë.

Të kuqtë u fundosën nga një skuadër guximtare e Watfordit, e cila i shënoi tri gola në pjesën e dytë për ta siguruar një triumf të merituar.

Sulmuesi senegalez Ismaila Sarr shënoi dy gola, derisa kapiteni Troy Deeney e vulosi fitoren duke e realizuar golin e tretë.

Të kuqtë rikthehen në fushë këtë të marte, kur do të udhëtojnë drejt Londrës për t’u përballur me Chelsean në rrethin e pestë të FA Cup.

Trajneri gjerman është i etur ta shohë Liverpoolin, i cili mban një epërsi prej 22 pikëve në krye të Premierligës, ta nisë përsëri nga fillim në muajt finalë të sezonit.

“Nganjëherë një goditje e vogël është e rëndësishme. Nuk shoh asgjë negative këtu. Kohë pas kohe, nëse je mjaftueshëm i mirë, duhet ta shohësh ndikimin. Kur nuk je mjaftueshëm i mirë, çfarë ndodh? Ia nis nga fillimi përsëri”, tha Klopp.

“Mbase aq më shumë që zgjat ecuria (pa humbje) bëhet aq më e rëndësishme. Ama unë nuk e kam parë kështu. Tani ka mbaruar. Ne mund ta nisim nga fillimi përsëri atë që e bëmë më parë dhe kështu do të bëjmë”, shtoi ai.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort