SPORT

Jurgen Klopp flet për gjendjen e Xherdan Shaqirit

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri vazhdon të mbetet ende jashtë linjave.

Në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së mërkurës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Salzburgut në Anfield, Jurgen Klopp ka folur për problemet e skuadrës me lëndime,

I pyetur për ndonjë përditësim në lidhje me gjendjet e lojtarëve pasditen e sotme (e martë), Klopp ka thënë:

“Jam në disponim të mirë, në frymë të mirë, por ne duhet të presim edhe pak për një përgjigje finale rreth gjendjes fizike të lojtarëve”
“Joel Matip sigurisht mori një goditje të lehtë në Sheffield, ne duhet të shikojmë se sa në të vërtetë është”
“Përveç tij, të gjithë duhet të jenë mirë. Sigurisht, ne kemi lojtar që nuk ishin në dispozicion javën e kaluar – kjo do të thotë se Shaqiri është ende jashtë. Alissoni është shumë afër por sigurisht jo nesër”, shtoi trajneri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.