Kosova

Ambasadori gjerman: Certifikimi i kandidatëve është i përcaktuar me ligj, KQZ ta kryejë punën pa ndërhyrje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret nga institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

Ambasadori gjerman ka folur edhe certifikimin e kandidatëve për deputetë.

“Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë edhe mundësi ankese”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Ambasadori theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente.

“Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar Rohde në Twitter.