Kosova

Jovqanoviq: Referendumi për Kosovën, mashtrim i Vuçiqit ndaj serbëve

Jovanoviq, kryetar i PDS-së, theksoi se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përgatitet për mashtrimin e fundit ndaj qytetarëve lidhur me çështjen e Kosovës, prandaj është më se e rëndësishme angazhimi qytetarë në aspektin politik e publik.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq, deklaroi se qëndrimet e Dragan Gjillasit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë të pranueshme për Partinë Demokratike të Serbisë, ndërkohë që do të analizojë idenë se a do të jetë pjesë e “Aleanca për Serbinë”.

“Do të shohim. A është ky opsion ideal-sigurisht se jo. A jemi ne partnerë ideal, sigurisht se jo, por duhet filluar nga diçka, sepse kështu nuk mund të vazhdojë”, deklaroi Jovanoviq, për mediet serbe, lidhur me idenë e pjesëmarrjes së partisë së tij në Aleancë.

Tutje ai shtoi se deri më tani nuk ka marrë pjesë në biseda lidhur me themelimin e Aleancës për Serbinë, por që qëndrimet rreth Kosovës, të dala nga njerëzit që janë pjesë e Aleancës, janë  absolutisht të pranueshme.

Më tej, Jovanoviq theksoi se “kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përgatitet për mashtrimin e fundit ndaj qytetarëve lidhur me çështjen e Kosovës, prandaj është më se e rëndësishme angazhimi qytetarë në aspektin politik e publik”, transmeton rtk.

“Kështu e shoh deklarimin e Vuçiqit për referendumin, sepse dëshiron që përgjegjësinë për shkëputjen e Kosovës nga territori serb t’ua lë qytetarëve serbë. Mbetet se si qeveria aktuale ta zbatojë, sepse, sido që të formulohen pyetjet për referendumin, ato nuk guxojnë të jenë kundërkushtetuese”, deklaroi Jovanoviq, kryetar i PDS-së(DSS).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.