SPORT

Jota kalon te Liverpooli

Liverpooli e ka mbyllur marrëveshjen me portugezin Diogo Jota, i cili vjen nga Wolverhampton Wanderers.

23-vjeçari bashkohet me kampionët e Ligës Premier pas tre sezonesh me Wolvesin, ku zhvilloi 67 ndeshje dhe shënoi 16 gola.

Jota gjithashtu shënoi nëntë herë në 14 ndeshje të Ligës së Evropës në sezonin 2019-20.

Sulmuesi e kaloi edicionin 2016-17 në huazim nga FC Porto nën drejtimin e trajnerit Nuno Espirito Santo.

Ai ishte golashënuesi më i mirë për Wolves me 17 gola kur ata fituan promovim në Ligën Premier, ndërsa këtë vit ai kishte merita të mëdha që e mbyllën në vendin e shtatë.

Jota do të marrë fanellën me Nr.20 te Reds – ndërsa karrierën e tij e ka filluar te Pacos de Ferreira. Ai ka luajtur edhe te Atletico Madrid në vitin 2016.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.