SPORT

Joshua i kundërpërgjigjet Furyt, ‘e vret’ me mirësjellje

Anthony Joshua i është kundërpërgjigjur Tyson Furyt.

Me tifozët e boksit që kërkojnë duelin mes Fury dhe Joshua, komentet e këtyre dy të fundit nuk kanë të ndalur.

Dihet se Fury është nga boksierët më aktiv në botën jashtë ringut, dhe shquhet për deklarata kontroverse e nxitëse.

Së fundmi, ‘Gypsy King’ ka thënë se do ta rrëzojë Joshuan në 2-3 raunde, duke e goditur me të majtën.

Këtyre insistimeve iu është përgjigjur Joshua, i cili ka zgjedhur vetëm mirësjelljen dhe respektin për kundërshtarin.

“Ai thotë shumë gjëra kontroverse, dhe e di se po të isha unë… mendoj se ai ia del paq me shumë gjëra. Por, puna që ka bërë me shëndetin mental është impresionuese. Nuk e kuptoja se sa shumë problemet mentale luajnë rol në këtë shoqëri”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Ai thotë gjëra për mua gjatë gjithë kohës, por Tyson Fury do të jetë relevant vetëm kur unë dhe ai caktojmë një datë për duel. Ditën që unë dhe ai pajtohemi për duel, unë mund të flas rreth tij. Nuk dua ta vë vetën në atë pozitë ku flas keq për të”, ishin fjalët e AJ.

“Ai është person i mrekullueshëm dhe ka bërë mirë në boks, por deri ditën kur luftojmë, aty përfundon gjithçka dhe nuk dua të kem gjëra tjera për të tëhënë. Vërtetë dua rripin e tij”, ka thënë mes tjerash boksieri britanik.

Fury është i obliguar të përballet me Wilder, kurse Joshua do të përballet me Pulev, por pas këtyre dueleve, mund të kemi duelin e titanëve.