SPORT

Jose Mourinho rikthehet në Premierligë

Jose Mourinho mund të jetë gati të kthehet në ‘Stamford Bridge’ si menaxher i Chelseat për herë të tretë.

Trajneri aktual i ‘Bluve’, Maurizio Sarri është gjithnjë e më afër bashkimit me kampionët e Serie A, Juventusin.

Kjo do të thotë se klubi perëndimor i Londrës është në një garë kundër kohës për të gjetur personin e duhur për të marrë kontrollin e skuadrës, përcjell lajmi.net.

Sipas The Sun, Mourinho po konsideron seriozisht një rikthim të tretë në krye të Chelseat.

Bosi portugez tha në mars se ai shpresonte të kthehej në menaxhim në qershor.

Legjenda e ‘Bluve’, Frank Lampard është ende favorit për të marrë drejtimin e klubit, por bordi i Chelseat po kërkon menaxherë me përvojë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483