Jo vetëm Lazio e Napoli, Shaqirin e duan edhe në La Liga

Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar ditë më parë se do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar nuk ka pasur hapësira të shumta edicionin e kaluar te Liverpooli dhe dëshiron një klub ku mund të luaj rregullisht.

Lazio dhe Napoli janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për afrimin e gjilanasit në radhët e veta.

Madje vet Shaqiri në një intervistë të dhënë për mediat italiane tha se është i nderuar për interesimin e Lazios dhe se i pëlqen futbolli i trajnerit Maruizio Sarri.

Por e ardhmja e tij mund të jetë edhe në La Liga, ku Villarreal ka shprehur interesim.

‘Nëndetësja e Verdhë’ dëshiron një sulmues anësorë dhe trajneri Unay Emery e pëlqen jashtëzakonisht shumë Shaqirin.

Drejtuesit e klubit spanjoll tanimë kanë kontaktuar Liverpoolin dhe lojtarin ku po bisedojnë për mundësinë e transferimit të tij në La Liga.

Liverpool është gati ta lejoj largimin e kosovarit, por dëshiron të fitojë rreth 13 milionë euro nga largimi i tij. 

Go to TOP