Bota

Jo të gjithë të afërmit e Khashoggit janë pro faljes së vrasësve

E fejuara e gazetarit dhe disidentit të vrarë saudit ka dalë të premten kundër familjes së Jamal Khashoggit, me të pretenduar se “askush nuk ka të drejtë t’i falë vrasësit”, pasi i biri i tij, Salah, e tha një gjë të tillë, duke e hapur rrugën për anulimin e dënimit me vdekje të përgjegjësve për krimin që dëmtoi rëndë imazhin e de facto sunduesit të Mbretërisë.

Hatice Cengiz, një shtetase turke, ka shkruar në Twitter se “vrasja e neveritshme nuk ka një statut të kufizimeve”. “Nuk do t’i falim vrasësit dhe as ata që e urdhëruan vrasjen e tij”, ka shtuar ajo në Twitter, transmeton KOHA.

Duke e zgjedhur po ashtu Twitterin, i biri i Khashoggit përdori një pasus nga Kurani për të thënë se familja i fal vrasësit e tij.

“Nëse një person fal dhe bën pajtim, shpërblimi i tij vjen nga Allahu”, ka shkruar ai. “Prandaj ne, të bijtë e martirit Jamal Khashoggi, bëjmë të ditur se i falim ata që e vranë babanë ”.

Në Arabinë Saudite, ku mungon një sistem ligjor i kodifikuar dhe ku pasohen ligjet islamike, falja nga familja e një viktime mund të hapë rrugën edhe për falje formale dhe të ekzekutimit. Vrasja e Khashoggit brenda Konsullatës saudite në Stamboll kishte nxitur zemërim global dhe ka dëmtuar imazhin e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

Disa qeveri perëndimore, si dhe CIA, kanë bërë të ditur se besojnë që ishte pikërisht princi ai që e urdhëroi vrasjen e tij. Zyrtarët sauditë e kanë hedhur poshtë rolin e tij në vrasje, ndonëse në shtatorin e 2019-s princi kishte lënë të kuptohet se është pjesërisht përgjegjës, kur kishte thënë se “rasti ndodhi nën vëzhgimin tim”.

Gjykata, e cila ka shqiptuar pesë dënime me vdekje në dhjetor, ka njoftuar se vrasja nuk ishte bërë me paramendim, vendim ky që e mbështeste vlerësimin e zyrtarëve sauditë, por që bie ndesh me gjetjet e një hetimi të OKB-së rreth vrasjes së Khashoggit…

Leave a Reply

Your email address will not be published.