HOROSKOPI

Jo të gjithë do ta kenë fatin e gaforreve! Këto shenja të horoskopit do të vuajnë shumë gjatë kësaj periudhe

Sezoni i Gaforreve filloi dhe tani përgatituni për emocione, nota romanticiteti dhe shumë dashuri. Por, jo të gjitha shenjat përfitojnë pozitivitet në një periudhë si kjo.

Marsi dhe Mërkuri, të pozicionuar në prapavijë me Gaforren, do të sjellin jo pak ndryshime për tre shenja në veçanti gjatë këtij muaji. Zgjidhja? Nuk mbetet gjë tjetër, veçse të përballoni çdo emocion ekstra gjatë katër javëve në vijim.

Të predispozuarit për t’u ndikuar negativisht nga sezoni i Gaforres janë: Demi, Luani dhe Shigjetari.

Ata që i përkasin shenjës së Demit duhet ta dinë që do të mbingopen nga ana e ndjenjave. Gjithçka do të marrë një ngjyrim tipik prej Gaforreje (pra, përgatituni për ca lot lumturie nga asgjëja!) Lajmi i mirë është se Marsi është në shenjën tuaj, ndaj gjatë kësaj kohe do të ndjeni një energji të pashpjegueshme. Duhet të bëni kujdes vetëm për diçka. Kushtojini rëndësi çdo takimi këtë muaj, pasi këto do të përcaktojnë vazhdimësinë tuaj në çdo aspekt të jetës pas datës 9 shtator.

Luanët do të bëhen më introvertë se kurrë. Disi e pazakontë, por Gaforret bëjnë të vetën! Do ndiheni jashtë gjithçkaje që bëni. Do besoni se nuk keni më energji për asgjë, por mos u shqetësoni. Kjo është vetëm imagjinata juaj, që po merr parasysh vetëm gjendjen emocionale. Bëni mirë të karikoni bateritë dhe të bëni më të mirën tuaj: pra, të shkëlqeni në gjithçka. Si shenjë e fortë, tashmë e dini që kjo është thjeshtë një fazë kalimtare.

Shenja e Shigjetarit do të dalë nga zona e vetë “e errët”. Për ju, kontrolli i ndjenjave është – le të themi – talenti juaj primar. Por, jo në sezonin e Gaforreve. Do të nisni t’i shikoni gjërat ndryshe nga më parë. Megjithatë, disa përfshirje në fushën e romancës gjatë këtyre javëve, do të bëjnë që shtatori t’ju gjejë me një dashuri të re. Duhet të keni parasysh se gjatë kësaj kohe, do të testohet vetëvlerësimi juaj. Mbani në mendje se me 22 korrik, shpëtoni nga gjithçka!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483